Gazetari dhe producenti Bledi Strakosha e nisi karrierën në fushën e gazetarisë në moshë të re. U dallua për tonin e zërit në Radio Tirana aty ku lindi gjithçka. Prej 30 vitesh vijon të jetë një figurë e dashur. Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA Strakosha tregoi se ku ka takuar Parashqevi Simakun nuk e ka larë fytyrën për 1 javë.
Bledi Strakosha: Fillimet e mi kanë qenë me magnetofonin tim. Unë regjistroja zërin dhe isha audienca e vetme e vetes time. Kam takuar personalitete që më parë i shikoja përmes televizionit si Eranda Libohovë, Parashqevinë.
Me Parashqevinë jam takuar në korridor dhe më ka prekur faqen dhe më tha sa i bukur. Nuk e kam larë faqen për një javë. Atë e kam pasur si idhull. Kështu kanë qenë fillimet e mia.
Njeriu në jetë do të ketë pengje por të paktën të përfundojmë me pengjet e duhura.
Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës. Që në moshë të vogël, ajo u spikat nga kompozitorët më të njohur të momentit në a të kohë në Shqipëri.
Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë” në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH.