Kenì probleme me kyçìn e dores apo me berrylìn? Mjeku ì njohur tregon se nga vjen kjo dhe sì duhet te vepronì

Epikondiliti lateral, i njohur ndryshe si bërryli i tenisit, nuk është i kufizuar vetëm tek lojtarët e tenisit. Shtrirja prapa e krahut në tenis mund të tendosë muskujt dhe tendinat e bërrylit në një mënyrë të tillë që çon në bërrylin e tenisit. Por, shumë lloje të tjera të aktiviteteve përsëritëse mund të çojnë gjithashtu në bërrylin e tenisit: lyerja me furçë ose rul, apo përdorimi i shumë lloj mjeteve të dorës. Çdo veprimtari që vazhdimisht ushtron presion në muskujt e njëjtë të parakrahut, mund të shkaktojë simptoma të bërrylit të tenisit.

Anatomia

Cilat pjesë të bërrylit preken nga epikondiliti lateral?

Bërryli i Tenisit shkakton dhimbje që fillon në pjesën e jashtme të bërrylit, epikondilin lateral. Muskujt e parakrahut, që përkulin kyçin e dorës prapa (ekstensor), atashohen në epikondilin lateral dhe janë të lidhur me një tendin të vetëm. Tendinet lidhin muskujt me kockat.

Tendinet përbëhen nga fije të një materiali të quajtur kolagjen. Fijet e kolagjenit janë të rreshtuara në tufa pranë njëra-tjetrës.

Meqenëse fijet e kolagjenit në tendine janë të rreshtuara, tendinet kanë forcë të lartë elasticiteti. Kjo do të thotë se ata mund të përballojnë forca të larta që tërheqin në të dy skajet e tendinit. Kur muskujt punojnë, ata tërheqin një fund të tendinit. Ana tjetër e tendinit tërheq kockën, duke shkaktuar lëvizjen e saj.

Kur ju përkulni prapa kyçin e dorës ose shtrëngoni diçka me dorë, muskujt ekstensor të kyçit kontraktohen. Muskujt e kontraktuar tërheqin tendinin ekstensor. Forcat që tërheqin këto tendine mund të formohen kur ju kapni apo shtrëngoni gjëra me duar, godisni një top tenisi me një krah të përkulur nga prapa, ose bëni veprime të tjera të ngjashme.

Shkaqet

Pse vuaj nga bërryli i tenisit?

Përdorimi i tepruar i muskujve dhe tendinave të parakrahut apo bërrylit janë arsyeja kryesore pse njerëzit zhvillojnë bërryl të tenisit. Përsëritja e disa lloje aktivitetesh pa pushim mund të ushtrojë shumë presion në tendinat e bërrylit.

Këto aktivitete nuk janë domosdoshmërisht të një nivelit të lartë sportiv. Ngritja e kovave të rënda, krastija e shkurreve apo aktivitete të ngjashme, mund të shkaktojnë dhimbje të bërrylit të tenisit.

Në një dëmtim akut, trupi i nënshtrohet një reagimi inflamator. Qelizat inflamatore të veçanta shkojnë në indet e lënduar për të ndihmuar në shërim. Gjendjet që përfshijnë inflamacion shoqërohen nga shkronjat -IT në fund të fjalës. Për shembull, inflamacion i tendinit quhet tendinit. Inflamacion rreth epikondilit lateral quhet epikondilit lateral.

Megjithatë, bërryli i tenisit shpeshherë nuk ka të bëjë me inflamim. Përkundrazi, problemi është brenda në qelizat e tendinit. Mjekët e quajnë këtë gjendje tendinoze. Në tendinozë, amortizimi mendohet se çon në degjenerim të indeve. Një tendin i degj eneruar zakonisht ka një vendosje jonormale të fibrave të kolagjenit.

Në vend të qelizave inflamatore, trupi prodhon një tip tjetër qelizash të quajtura fibroblaste. Kur ndodh kjo gjë, kolagjeni humb forcën e tij. Ai bëhet i brishtë dhe mund të këputet ose të dëmtohet lehtë. Çdo herë që kolagjeni prishet, trupi reagon me formimin e indit riparues në tendin. Si rrjedhim, tendini bëhet më i trashë prej tij.

Askush nuk e di saktësisht se çfarë e shkakton tendinozen. Disa mjekë mendojnë se tendini i parakrahut zhvillon të çara të vogla në aktivitet të tepruar. Këto çarje përpiqen të shërohen, por tendosja e vazhdueshme dhe mbipërdorimi e dëmtojnë sërish e sërish tendinin. Pas një kohë, tendinet frenojnë përpjekjet për t’u shëruar. Indi riparues nuk ka mundësi të shërojë plotësisht, duke i lënë zonat e dëmtuara të dobëta dhe të dhimbshme.

Simptomat – Çfarë ndjen në bërrylin e tenisit?

Simptoma kryesore e bërrylit të tenisit është butësia dhe dhimbja që fillon në epikondilitin lateral të bërrylit. Dhimbja mund të përhapet edhe poshtë në parakrahë. Ajo mund të shkojë deri në pjesën e pasme të gishtave të tretë e të katërt të duarve. Muskujt e parakrahut gjithashtu mund të ndjehen të shtrënguar dhe pezmatuar.

Dhimbja zakonisht përkeqësohet kur ju përkulni prapa kyçin e dorës, ktheni pëllëmbën sipër ose mbani diçka me një kyç dore të ngurtë ose bërryl të shtrirë. Sendet që kërkojnë shtrëngim të krahut gjithashtu e bëjnë dhimbjen edhe më keq. Vetëm tërheqja e derës së frigoriferit për të marrë një kuti qumësht mund të shkaktojë dhimbje. Ndonjëherë bërryli ndjehet i ngurtë dhe nuk mund të shtrihet krejtësisht.

Diagnoza

Si mund të sigurohet mjeku se unë kam bërrylin e tenisit?

Mjeku së pari do të marrë një historik të detajuar mjekësore. Juve do t’ju duhet t’u përgjigjeni pyetjeve në lidhje me dhimbjen, sa ndikon dhimbja juaj tek ju, aktivitetet tuaja të rregullta dhe dëmtime të kaluara në bërryl.

Ekzaminimi fizik është shpesh më i dobishëm në diag no stikimin e bërrylit të tenisit. Mjeku mund të pozicionojë kyçin e dorës dhe krahun në mënyrë të tillë që ju të ndjeni një tendosje mbi muskujt e parakrahut dhe tendinë. Kjo zakonisht është e dhimbshme në bërrylin e tenisit. Ka edhe teste të tjera për kyçin e dorës apo forcën e parakrahut që mund të përdoren për të zbuluar bërrylin e tenisit.

Simptomat e bërrylit të tenisit janë shumë të ngjashme me një gjendje tjetër që quhet sindromi i tunelit radial. Kjo gjendje shkaktohet nga presioni mbi nervin radial, ndërkohë që ai kalon në bërryl. Nëse dhimbja juaj nuk i përgjigjet trajtimeve për bërrylin e tenisit, mjeku mund të sugjerojë teste për të përjashtuar mundësinë e problemeve me nervin radial.

Kur diagnoza nuk është e qartë, mjeku mund të indikojë teste të tjera me të veçanta. Rezonanca magnetike (MRI) është një test i veçantë i imazhit që përdor valët magnetike për të krijuar fotografi të bërrylit në porcione. MRI scan tregon tendinet, si dhe kockat.

Testet e ultratingujve përdorin valë me frekuencë të lartë për të gjeneruar një imazh të indeve nën lëkurë. Ndërkohë që pajisja e vogël me ultratinguj prek mbi zonën e lënduar, një imazh shfaqet në ekran. Ky lloj testi ndonjëherë mund të tregojë problemet me degjenerimin e kolagjenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *