Siç te gjithe e dime qe perfshirja e te rinjve ne aktivitetet sportive ka vazhduar te ulet pasi te rinjte tashme preferojne te zgjedhin aktivitet elektronike mbi ato sportive, per me teper te gjesh te rinj te cilet jane te angazhuar ne aktivitete dhe lojra ku nje nga keto eshte dhe shahu, eshte teper e veshtire.
Djaloshi Kelvin Kosta nga qyteti i Sarandës është shpallur kampion i Ballkanit në shah.
Kampionati i shahut u zhvillua në Cetinje të Malit të Zi në datat 1-5 Tetor 2022.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, i cili ka publikuar urimin për të riun kampion.
“Urime Kampionit tonë! Kelvin Kosta shpallet Kampion Ballkani në Kampionatin Ballkanik të Shahut,që u zhvillua në Cetinje të Malit të Zi në datat 1-5 Tetor 2022”, shkruan Gurma.