Siç te gjithe e dime gatimet jane shtuar ne shume ne tryezen tone, por prap zonjat e shtepise hasin ne veshtirsi persa i perket kohes se pregatitjes se tyre por edhe ingredienteve te nevojshem qe u duhen per receta te ndryshme. Ndersa receta e meposhtme eshte nje recete teper ekonomike dhe ingredientet e saj gjenden lehtesisht ne kuzhinen tuaj.
Kur të ktheheni nga puna, mund ta përgatisni këtë drekë shpejt dhe me lehtësi. Përbërësit: – 400 g makarona; – 1.5 litra ujë; – kripë; 1 lugë gjelle vaj.
Për salcë: – 2 lugë vaj; – 1 lugë gjalpë; – 2 lugë pure domatesh; – kripë, piper, spec djegës, borzilok – 4 vezë – majdanoz – 1 dc jogurt (sipas dëshirës).
Përgatitja:
Zieni makaronat. Ndërkohë, shtoni gjalpin ose vajin në tigan; pastaj purenë domatesh; erëza dhe vezë të plota. Kur të jetë skuqur, shtoni makaronat dhe përzieni të gjitha.
Shtoni majdanoz dhe kos, sipas dëshirës. Shijojeni.