Kur Floriana Garo u kthye në Tiranë, gjëja e fundit që mund të na shkonte ndërmend është se ajo do i futej politikës. Ish-moderatorja e njohur jo vetëm që u pozicionua shumë shpejt në radhët e partisë opozitare më të madhe në vend, PD-së, por mbajti edhe pozicione të rëndësishme në radhët e saj.
Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për “Glamour zone” ku ka zbuluar disa detaje nga martesa e saj me avokatin e njohur, Enis Daci. Teksa është pyetur se cili është defekti më i madh i saj si bashkëshorte, Floriana është përgjigjur se nuk di të gatuajë.
Mes të tjerash Floriana tha se është xheloze dhe herë pas here e kontrollon telefonin e bashkëshortit, ndonjëherë në prezencën e tij dhe ndonjëherë fshehurazi.
Pyetjes se për çfarë është bërë xheloze së fundmi, ajo u përgjigj: “Në raste të rralla ai del me kolegët dhe miqtë e tij. Mua më duket sikur burri kur martohet nuk duhet të dalë më.
Së fundmi kishim një diskutim të tillë, ku i thashë: Pse del ti? Ç’është kjo? Je burrë i martuar tani, nuk dilet.”
Gjatë intervistës ajo sqaroi se thashethemi më i pavërtetë që ka dëgjuar për veten ka qenë lidhja e saj me një sheik. “Që unë jam e lidhur me sheik nga Dubai.
Që këta sheikët ma shtruan komplet rrugën për të vazhduar përpara. Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur me ndonjë sheik të Dubait, dhe nuk ka qenë as objektiv.”- tha Garo.