Gjysherit duhet te ndihen te nderuar qe nenat u besojne kalamajte, Lira Gjika: Mos u thoni femijeve u kam rritur une

Nga Lira Gjika :Gjyshet, gjyshërit duhen të ndihen të nderuar, që nënat e reja, u besojnë fëmijën e tyre. Është e vërtetë që gjyshja është më e zhdërvjellët se nëna e re në përkujdesjen ndaj fëmijës, por kjo nuk i jep të drejtën për të pu shtuar vendin e nënës. Ajo si nënë e pjekur, e di se fëmija çdo gjë e kërkon nga nëna e tij.

Detyra e saj parësore është asistimi i nënës së re dhe jo spostimi i saj.

Dëgjojmë shpesh gjyshe teksa deklarojnë e kam rritur unë . A i ka shkuar ndër mend se çfarë u përçon fëmijëve, nipërve dhe mbesave të saj të dashur kjo frazë?

A i ka shkuar ndonjëherë në mend se në këtë rast u pohon atyre se “nëna e tyre nuk i do, nëna e tyre nuk është më, përderisa i rrit gjyshja”?

Edhe gjyshja kur ndjehet keq, “thërret” nënën e saj. Gjyshe e mirë është ajo gjyshe që fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën dhe nuk zëvendëson nënën, por e siguron vazhdimisht fëmijën, se nëna e tij e do shumë dhe e ka lënë me atë, sepse beson te ajo (gjyshja).

Leave a Reply

Your email address will not be published.