Kapsllëku është një gjendje shumë e dhimbshme e trupit dhe që ju bën të ndiheni të fryrë.
Por ka mënyra për të kuruar kapsllëkun me gjërat që ndoshta keni në shtëpinë tuaj.
Jo gjithmonë është e nevojshme t’i drejtoheni spitalit dhe mjekut, pasi kurat “popullore” ndonjëherë janë me efektive nga se e mendoni.
1)Sodë buke dhe ujë të ngrohtë.
Miksoni një lugë çaji sode buke me një çerek filxhani me ujë të ngrohtë.
Kjo do të lehtësojë dhimbjen e kapsllëkut dhe do t’ju bëjë të ndiheni të çliruar.
2) Hidratohuni: Duke qenë i dehidratuar mund të anashkaloni kapsllëkun. Pra, duhet të pini sa më shumë ujë.
Thuhet se prija e ujit të gazuar bën mirë, pasi ju hidraton dhe karboni bën mirë për të shtyrë mbetjet drejt daljes.
3) Hani fibra: Duke pasur fibra të mjaftueshme në dietën tuaj ndihmoni që zorrët tuaja të lëvizin më shumë dhe në mënyrë të tillë ushqimi kalon më lehtë.
Fibrat e tretshme jo të fermentueshme, të tilla si psyllium, janë lloji që ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.
4) Ndaloni së ngrëni bulmet: Ushqimet si djathi, akulloret, qumështi dhe produktet e tjera të qumështit mund të shkaktojnë kapsllëk.
Kjo është për shkak se ata mund të ngadalësojnë lëvizjet tuaja të zorrëve. Elim inimi ose reduktimi i qumështit mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut.
5) Lëvizni më shumë: Aktiviteti fizik është i mirë për shëndetin tonë në përgjithësi. Gjithashtu mund të ndihmojë me kapsllëkun.
Lëvizja mund të ndihmojë lëvizjen e zorrëve. Ka edhe ushtrime të caktuara ose joga që ju mund të bëni për t’ju ndihmuar me kapsllëkun.
6) Pini kafeinë: Pirja e kafeinës mund t’ju ndihmojë të çliroheni. Kafeja stimulon muskujt në sistemin tuaj të tretjes.
Gjithashtu përmban sasi të vogla të fibrave të tretshme që ndihmojnë për të përmirësuar ekuilibrin e baktereve të zorrëve.