Kjo recetë u përgatit nga GATIMET SHQIPTARE : PËRBËRËSIT PËR 4-5 PERSONA: 300-400 g mish pule (preferohet pjesa e gjoksit), 2 kokrra qepë, 2 feta bukë, 1 kokërr vezë, 4-5 lugë gjelle miell, 3-4 thelpinj hudhra, vaj, kripë, piper dhe nenexhik.
PËRGATITJA: Si fillim, mishin e pulës pastrojeni nga kockat dhe kalojeni për zierje derisa të zbutet. Më pas, mishin e zier largojeni nga tenxherja dhe grijeni përmes një thike të mprehtë shumë hollë në formën e mishit të gr irë.
Në vijim, në një tas të madh bashkojmë mishin e pulës me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, nenexhikun e grirë hollë, qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përzjejmë mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.
Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokërr arre. I kalojmë në miell dhe më pas i skuqim në zjarr të fortë nga të dyja anët.
Nëse preferoni, mund të përgatisni edhe salca të ndryshme shtëpie për t’i shoqëruar. Mund të përgatisni salcë me domate dhe hudhra.
Mjafton të skuqni si fillim 5-6 thelpinj hudhra të shty pur me vaj ulliri , e më pas shtojini 4-5 domate të gr ira në rende, hidhini kripë, piper e pak spec dj egës nëse preferoni dhe lëreni në zjarr derisa salca të jetë gati.
Por mund të përgatisni gjithashtu edhe salcë kosi të kombinuar me kastraveca të grirë, hudhra dhe arra të grira gjithashtu. Sipër spërkateni me pak vaj ulliri.