Me llastikun e flokëve fiksoni qesen tek koka e dushit dhe lëreni të veprojë për 30 minuta ne kete perberje

Pas një ditë të lodhshme në punë, ngecjes në trafik ose dhe më keq pasi keni kaluar disa minuta të mira në autobus, gjëja e vetme që mezi prisni të bëni është një dush me ujë të ftohtë në shtëpi. Por, sa prej jush kujtohen të pastrojnë kokën e dushit pasi kanë bërë banjo?!

Nuk është nevoja të përgjigjeni pasi e dimë që nuk e bëni, si rrjedhojë koka e dushit bllokohet nga papastërite që mund të mbledhë, krijon shtresa ndryshku dhe smërçi etj, rrjedhimisht nxjerr më pak ujë dhe ju mund ta gjeni veten me kokë të shkumuar e pashplarë në mes të larjes.

Sot sjellim për ju mënyrën më të shpejtë dhe efektive të pastrimit dhe dezinf ektimit të kokës së dushit. Ju nevojiten: uthull e bardhë rrushi, një qese, një llastik flokësh dhe furçë ose sfungjer i trashë.

Shtoni uthullën e bardhë në qesen plastike dhe fusni kokën e dushit brenda.

Lidheni me llastikun e flokëve që të rrijë e fiksuar dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Hiqni qesen dhe derdhni uthullën që gjendet brenda saj. Fërkoni kokën e dushit me sfungjer ose furçë dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë. Në fund fshijeni me leckë pambuku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.