Pini shume uje te gazuar por nuk e dini nese po hidratoheni apo jo? Ja se çfare tregojne studimet e fundit

I vetmi ndryshim midis ujit të gazuar dhe ujit të rubinetit është se i pari përmban flluska të njohura. Në fakt, sipas ekspertëve, uji i gazuar mund të sigurojë hidratim të trupit, po aq efektiv sa uji i rubinetit.

Në veçanti, studiuesit e një studimi të fundit, zbuluan se uji i gazuar ishte po aq hidratues sa uji mineral, ndërsa zbuluan se uji që përmban minerale, priret të jetë më hidratues.

Nga ana tjetër, studime të ndryshme kanë treguar se uji i gazuar mund të zvogëlojë ndjenjën e etjes, duke konsumuar kështu sasi më të vogla të ujit. Megjithatë, ka nga ata që pranojnë të kundërtën.

Ndër të tjera, ekspertët theksojnë se nëse jeni të prirur për fryrje, do të ishte mirë të shmangni konsumimin e sasive të mëdha të ujit të gazuar pasi mund ta vështirësojë edhe më shumë situatën.

Së fundi, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëm undjeve (CDC) pretendojnë se të dy llojet e ujit janë njësoj hidratues, madje duke promovuar karbonizimin tek ata që e shohin ujin e thjeshtë të mërzitshëm./albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.