Keto jane 9 rastet sipas Lira Gjikes kur femijeve u prishet gjumi, prinderit duhet ti dine pasi

Nga Lira Gjika : Prishja e gjumit të fëmijës ka një shumësi arsyesh që në pamje duken të parëndësishme, si p.sh fëmija duhet të flejë gjithnjë në të njëjtën dhomë (deri në moshën 2 vjeç, periudhë për të cilën presupozohet se fëmija ushqehet me gji, mund të rrijë në dhomë të prindërve por në krevat me vete, më pas të shkojë në dhomën e tij).

Momentet kyçe në jetën e fëmijës si ecja, të shkuarit në çerdhe apo në kopsht, sëm undja, apo vajtja e nënës në punë janë faktorë të rëndësishëm që te fëmija shkaktojnë tron di tje dhe për pasojë edhe çrregullim të gjumit.

Kur nëna shkon në punë fëmijës, i pakësohen orët e qëndrimit me të dhe kjo te fëmija shkakton pasiguri. Gjithashtu dhe mosprezenca e babait shkakton të njëjtin shqetësim si ai që shkakton mungesa e nënës.

Për të kompensuar mungesën ditore për arsye të punës, prindërit duhet të ndërtojnë një rutinë ku me qetësi të ulin shkallën e pasigurisë dhe të shqetësimit te fëmija.

Kjo mund të realizohet nëpërmjet leximit të librit para gjumit, të tregimit të përrallave apo të këndojnë së bashku dhe kështu fëmija ndërton rutinën e re dhe shmang frikën dhe dyshimet se përse prindërit largohen prej tij dhe gradualisht mund të rregullohet edhe gjumi.

Më poshtë po ju numërojmë faktorë që gjenerojnë shqetësime në gjumin e fëmijës: • kur i dalin dhëmbët

• kur fillon të ecë

• kur shkon në çerdhe dhe kopësht

• kur vjen një motër apo vëlla tjetër,

• ushqyerja e keqe në sasi dhe cilësi sidomos perpara se te fleje

• sëm undje

• problemet në familje

• ardhja e njerëzve të tjerë në shtëpi

• prishja e rutinës

Kohët e fundit insistohet që mjetet elektronike apo mjetet (pa tela) të mbahen larg vendit ku fle fëmija, pasi ka fëmijë që janë shumë të ndjeshëm ndaj valëve magnetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.