Rìkthehen rreshjet e shìut dhe temperaturat do te bìen derì ne 3 grade sìpas meteorologut te njohur

Kjo javë ka nisur me temperature të larta dhe njëjtë pritet të vijojë, me temperarura që do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius. Në mesjavë pritet të ketë rënie të temperaturave që do të vijojë edhe gjatë fundjavës, me maksimumet që do të zbresin deri në 19 gradë Celsius, ndërsa minimumet në 3 gradë Celsius në qytetet e zonave malore.

Sot edhe nesër do të ketë dominim të kthjellimeve, por nga dita e mërkurë e në vazhdim do te ketë më shumë vranësira.

Hakil Osmani nga Metealb, bën me dije se reshjet e shiut pritet të fillojnë ditën e premte e të vijojnë të shtunën.

Në rajon dominojnë kthjellimet, ndërsa gjatë pasdites Kosova dhe Maqedonia e Veriut do te kenë edhe kalime vranësirash. Nga dita e shtunë edhe e diel pritet të ketë edhe reshje shiu.

Maksimumet sot shkojnë në 25-26 ditën e sotme, ndërsa nga e marta pritet rënie e temperaturave deri në 17 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.