A janë të gjithë lëngjet e frutave të shtrydhura, të shëndetshëm për sa i përket parandalimit të kan ce rit? Jo detyrimisht të gjithë. Një ndër lëngjet më të përhapur dhe të konsumuar botërisht është ai i portokallit të shtrydhur.
Vitet e fundit, ky lëng akuzohet për njëfarë lidhje me shfaqjen e kan ce rit të lëkurës melanomës, një ndër kan ce rët më të rrez ikshëm dhe agr esiv, i cili fillon me një nishan dhe pasi arrin një madhësi të caktuar prej vetëm 4mm (diçka që për çdo lloj tjetër tum ori do të ishte shumë e vogël), çon në vde kjen e individit në një përqindje 50% brenda 10 viteve.
Të gjitha studimet tregojnë se frekuenca e shfaqjes së melanomave është në rritje të vazhdueshme, konkretisht në vendet e zhvilluara dhe në Shtetet e Bashkuara është dyfishuar.
Për një kohë të gjatë është besuar se kjo situatë lidhet me ekspozimin në diell në fëmijëri. Dhe nuk ka dyshim që ky fakt qëndron, sidomos ekspozimi i fëmijëve në orën 11 paradite deri në orën 4 pasdite.
Por, me kalimin e kohës, shkenca ka treguar se nuk mund të jetë shkak vetëm qëndrimi nën rrezet e diellit. Për faktin e thjeshtë se ekspozimi në diell është një faktor tepër i vjetër dhe nuk korrespondon ndonjë ndryshim i tij me ndryshimin e shpeshtësisë së melanomave, pra nuk justifikohet vetëm me rrezet e diellit rritja e melanomave.
Lëngu i portokallit dhe melanomat
Në vitin 2010, universiteti i Tenesise në Memfis, publikoi një studim mjaft interesant, i cili fajëson konsumin e lëngut të portokallit të shtry dhur për këtë epid emi. Është e vërtetë se, lëngu i portokallit është shumë i pasur në “fukumarina” dhe “psoralene” – substanca tepër kan ce rogjene për lëkurën në prezencë të diellit.
Për me tepër, sipas të njëjtëve shkencëtare, konstatohet se ka një paralelizëm midis konsumit të lëngut të portokallit dhe frekuencës së melanomave. Konsumi i më shumë se një gote lëng portokalli në ditë u gjet të lidhet me rrez ikshmëri më të lartë të kan ce rit të lëkurës.
Atëherë, nuk duhet të pimë lëng portokalli?
Nuk do të thoshim, por ama, personat me predispozitë ndaj kan cerit të lëkurës, si ata me ngjyrë lëkurë të çelur ose kuqalashet, ata me sy bojë qielli ose jeshil, ata që digjen shumë lehtë në diell në vend që të nxihen, ata që kanë shumë nishane apo ata që kanë familjar që është prekur nga melanoma, bëjnë mirë të mos e teprojnë me lëngun e portokallit, derisa shkenca të konkludojë në të kundërtën, thotë Blerina Bombaj.
Lëngu i shegës!
E gjithë kjo kategori njerëzish që përshkrova më lart, bën mirë të preferojë një tjetër lëng “shpëtimtar”, lëngun e shegës. Shumë studime tregojnë se konsumi i bollshëm i lëngut të shegës mund të ngadalësojë zhvillimin e kan ce rit të prostatës dhe të nxisë “vetë vra sjen” e qelizës – një proces i cili vetëshkat ërron qelizat kan ce roze, duke penguar veprimtarinë e faktorëve të rritjes, e cila në shumë raste duket të shkojë krah për krah me zhvillimin kan ce roz.
Në të njëjtën mënyrë, lëngu i shegës vepron pozitivisht në rastin e kan ce rit të lidhur me hormone si p.sh. kan ce ri i gjirit, duke penguar aromatazën-enzimen kyç në prodhimin me tepri të estr ogje nit.
Shega është shumë e pasur me antioksidantë, sidomos lëngu i saj dhe lëkura. Veprimtaria antioksiduese e lëngut të shegës është 4 herë më e fuqishme se ajo e verës së kuqe apo çajit jeshil.
Lëngu i shegës pengon shumimin e qelizave kan ce roze të zorrës së trashë (në laborator), nga 30% – 100%. Konsumi nga goja i lëngut të shegës, nga minj eksperimental tek të cilët është shkaktuar kan cer i mushkërive, rezulton në ulje të masës tum or ale me një përqindje prej 66%, pas një terapie 6 mujore.
Është shumë e qartë, ky frut është një thesar në parandalimin e kan ce rit, e vërtetuar kjo tashmë edhe me studime në njerëz. Konsumi i këtij fruti dhe veçanërishti lëngut të tij ka përfitime të jashtëza konshme për shëndetin.
A vlejnë lëngjet e gatshëm të shegës?
Në fakt, këtu kemi një përjashtim të rregullit se ushqimet e përpunuara humbasin vlerat e tyre. Përpunimi që kërkon përftimi i lëngut të shegës në mënyrë industriale i shton atij antioksidantët e lëkurës dhe siç rezulton nga konstatimet, lëngjet e gatshëm të shegës, që tregtohen në markete kanë edhe më shumë antioksidantë sesa lëngu që shtry dhim vetë.