Sot dìta e fundìt me dìell, sì prìtet te jete muajì Nentor sìpas meteorologes Tanja Porja

Muaji Tetor ka qene nje muaj teper i ngrohte per vendin tone, i cili ka lene dhe meteorologet pa fjale me temperaturat e larta qe kane karakterizuar pothuajse te gjithe ditet e ketij muaji, si dhe krahasuar me muajt e tjere te viteve te kaluar, temperaturat kane qene krahasimisht me te larta se normalja.

Por tani qe muaji nentor ka trokitur, duket se moti pritet te marre nje tjeter rrjedhe sipas meteorologes se njohur Tanja Porja.

Ditën e nesërme pritet që gjatë pasdites të kemi një shtrim të vranësirave, por reshjet do të prekin vetëm veriun dhe veri-perëndimin. Pas mesantës reshjet forcohen gradualisht.

Gjithashtu edhe ditën e shtunë do të kemi reshje të cilat do të vijojnë edhe ditën e dielë. Do të kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave gjatë fundjavës ku termometri do të shënojë 5-21 gradë celcius.

Meteorologia Tanja Porja tregon se ky nëntor do të jetë plot me surpriza përsa i përket kushteve atmosferike. Ajo lajmëron se reshjet e dëborës priten që në nëntor në territorin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.