Temperaturat bien ne 5 grade, si do te jete moti gjate kesaj jave dhe kur pritet te rikthehen rreshjet e shiut

Kjo javë do të jetë në ndikimin e kushteve të qendrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë i kthjellët, veçanërisht paradite. Parashikohet që vranësira të lehta dhe kalimtare të ketë në të gjithë vendin, por nuk do të jenë probl emat ike.

Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri ditën e premte. E premtja dhe fundjava do të sjellin shpeshtim të vranësirave, duke sjellë reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin.

Meteorologia Lajda Porja nga MeteoAlb thotë për Abc se reshjet e shiut në fundjavë do të jenë në sasi të pakta.

Për sa i përket vlerave termike,mëngjeset do të jenë të freksët. Në zonat malorë temperaturat minimale do të shënojnë 5 apo 6 gradë, ndërsa vlerat maksimale do të jenë deri në 18 gradë celcius.

Për sa i përket ultësirës perëndimore, temperaturat minimalet do të jenë 11 gradë dhe maksimalet jo më shumë se 23 gradë celcius, vlera tipike këto të nëntorit./abcnews.al./

Leave a Reply

Your email address will not be published.