Kripa është një përbërës që nuk mungon në kuzhinën tonë, por përdorimi i saj nuk duhet të kufizohet vetëm në aroma të pjatave tona. Ja disa truke pastrimi me kripë për një kuzhinë të pastër.
1- Tavat dhe tepsitë – Hidhni pak kripë në sipërfaqe, prisni 5 minuta dhe e fërkoni me një sfungjer të thatë ose peshqir letre. Me pas lani me ujë të nxehtë me sapun.
2- Lavamani – Për të hequr qafe erën e keqe të tij, hidhni 1/2 filxhan kripë në kulluesin e ujrave dhe derdhni ujë të ftohtë për disa minuta. Bëjeni 1 herë në javë.
3- Elim inoni erën e peshkut – Mjafton të spërkatni tiganët me këtë përbërës dhe mbulojini me ujë të nxehtë. Lërini të qëndrojnë për 30 minuta dhe lajini.
4- Frigoriferi – Për të hequr njollat e ushqimeve nga frigoriferi, përzieni 1/4 filxhan kripë me 1 filxhan ujë. Lagni një leckë me përzierjen dhe pasi frigoriferi të jetë bosh, pastroni çdo cep me kujdes.
5- Njollat dhe mbetjet e kafesë – Nëse aparati juaj i kafesë është bërë pis, mbusheni me kube akulli dhe shtoni 1/3 filxhan kripë. Përzieni me një lugë druri, prisni që akulli të shkrihet dhe lajeni si zakonisht.
6- Filxhanët e mëdhenj – Nëse filxhane tuaja janë të njollosura, mbuloni pjesën e poshtme me kripë. Pastaj me një leckë të lagur fërkoni pjesën e brendshme derisa njollat të zhduken. Në fund, lani me ujë të ftohtë.