Aktori i njohur Robert Ndrenika si dhe aktori i njohur Arben Derhemi sic te gjithe i njohim kane qene disa nga personazhet me te pelqyer te ekranit Shqiptar, gjithashtu ato vazhdojne edhe sot te jene si te tille me pozitivitetin qe leshojne ne rrjete sociale apo programacione te ndryshme.
Prej kohësh, me anë të komenteve në rrjetet sociale, sa herë që kujtohej seriali “Njerëz dhe fate”, shqiptarët kanë kërkuar rikthimin e serialit, më i suksesshmi nga serialet shqiptare.
Mbrëmjen e sotme, aktori Arben Derhemi ka publikuar një foto me Robert Ndrenikën, dhe ka paralajmëruar se seriali do të rikthehet në ekranet e shqiptarëve.
“Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerez dhe fate”..Eshte gati..”, ka shkruar ai.
“Njerëz dhe fate” telenovela e pare shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohe dhe ka vlere edhe sot te shikohet.