Ndoshta ì kenì dìtur ndryshe, mjekja Albana Daka: 5 ushqìmet qe eshte mìre te konsumonì ne vaktìn e darkes

Vakti i darkës është i rëndësishëm por shpeshherë fr ika se mos shtojmë në peshë , bënë që shumë persona të mos e konsumojnë fare këtë vakt. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” nutriconistja Albana Daka, tregon rëndësinë e vaktit të darkës dhe ushqimet që nuk duhen konsumuar.

“Shumica e sëm undjeve sot dominohen nga stili jo korrekt i jetesës i të ushqyerit dhe padayshim I kombinuar ose jo me aktivitetin fizik por nëse disa dekada më parë gjenetika përcaktonte sëm undshmërinë tonë në fakt sot dominon në sëm undshmëri stili i jetës.

Darka duhet të jetë e lehtë, të ketë si proteina dhe karbohidrate por më të lehta për tu shpërbërë nga organizmi sepse metabolizmi përgaitet për të fjetur sic përgatitet I gjithë organizmi.

Proteinat që duhet të dominojnë janë proteinat shtazore si pula, peshku por edhe veza por edhe proteina bimore nga bishtajoret, drithërat” u shpreh ajo.

Nutricionistja Albana Daka theksoi eleminimin e mishit të kuq dhe ushqimeve të procesuara.

“Nuk rekomandohen ato që ne i themi sallatra me gjethe sic është sallata jeshile, rukola, spinaqi, sepse duke qenë sallatra me gjethe kur organizmi I përtyp nuk I bën brumë fare po I lë në copëza të vogla.

Ato kur vendosen në zorrë krijojnë hapësira midis masës ushqimore, ato hapësira mbushen me ajër dhe mund të shtojnë sasinë e gazrave. Ato janë shumë të mira për vaktin e drekës sepse dreka ka një ritëm metabolizmi më të mirë.

Psh nëse kemi një pjatë fasule I rekomandojmë më shumë në drekë por mund të kemi një supë bishtajoresh në darkë. Rekomandohet kosi me fruta ose fara në darkë. Nuk rekomandohen ëmbëlsirat sepse janë të rënda dhe të procesuara problem për tretjen.

Edhe sallamrat dhe proshutat janë të dëmshme. Orari është shumë i rëndësishëm 7-7:30, asnjëherë vakte shumë të vona dhe jo në sasira të ekzagjeruara, jo mishin e kuq, sallamrat dhe proshutat , bulmetrat në sasira të moderuara” tha ajo.

Ndërsa u shpreh se në darkë sygjeron konsumimin e frutave dhe perimeve.

Kryesisht mund të përdoret veza , një supë, të gjitha llojet e perimeve në furrë apo në avull kjo nuk ka rëndësi, frutat e thjeshta ose frutat e thata padyshim që mund të përdoren.

Leave a Reply

Your email address will not be published.