Kur prìtet te vìjne vranesìrat ne vendìn tone? Ja sì prìtet te jete motì gjate kesaj jave

Për javën e parë të Janarit vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, pothuajse ne te njejtat kushte qe lame pas ne ditet e fundit te muajit Dhjetor.

Megjithatë, duke filluar nga fundi i javës Anticikloni Afrikan fillon tërheqjen nga vendi ynë ndërsa depërtojnë masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Për ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme por të dobta dhe lokale.

Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash./SHMU

Leave a Reply

Your email address will not be published.