Personat te cilet kane probleme me gjumin dhe kane mungese te kesaj vitamine dhe eshte mire te pine kete leng pasi

Përbërësit : 1 ose dy mollë. Dy lugë çaji me fara karafili. Një portokall i pr erë hollë.

Katër gota me uthull molle. Çerek filxhani çaji me sheqer kaf. Një lugë çaji me erëza të përziera sipas dëshirës. 3 shkopinj kanelle.

Udhëzimet : Prijini portokallet në feta të holla.

Mollët ndajini në gjysmë. Në tulin e tyre dhe në pjesën e jashtme ngulni farat e karafilit.

Hidhini të gjithë përbërësit në një tenxhere mesatare dhe vendoseni në zj arr.

Lëreni të marrë një valë në zj arr të ngadaltë për rreth 10 minuta.

Gjatë kësaj kohe, aromat e përbërësve do të jenë ndërthurur mirë me njëra tjetrën.

Hiqeni tenxheren nga zj arri. Lëngun kullojeni me një napë ose kullesë dhe hiqini mollët dhe portokallët.

Lëngun mund ta hidhni nëpër gota apo filxhanë dhe të shtoni nga një shkop kanelle në secilën prej tyre.

Koha e përgatitjes së kësaj recete është 20 minuta. Me përbërësit e lartpërmendur mund të prodhoni lëng të ngrohtë e të shijshëm për 4 deri në 8 persona.

Kjo recetë ofron 229 kalori dhe shumë vitaminë C, përkatësisht 27 përqind.

Vitamina C është shumë e dobishme sidomos në këto ditë të ftohta, ndaj duhet të konsumoni sa më shumë ushqime dhe pije të pasura me këtë vitaminë.

Këshillohet që gjithsesi të mos e teproni me sasinë e kësaj pije, pra mund të pini një gotë në ditë. Eshte mese ideale per nje gjume te rehatshem , gjithashtu edhe per personat qe vuajne per vitaminen C./LIVING

Leave a Reply

Your email address will not be published.