Jo me sheqer: Provoni kete recete ndryshe te briosheve, te cilat mund ti konsumoni ne mengjes

Përbërësit: 600 g miell 200 g salcë kosi 300 g kos 60 ml vaj ulliri ½ lugë kripë 1 fryrës Sallatë jeshile Proshutë Djathë gouda.

Përgatitja:

Vendosim miellin në tas, shtojmë kripën dhe fryrësin, e përziejmë mirë. Hapim një gropë te mielli dhe shtojmë salcën e kosit, kosin dhe vajin e ullirit.

E përziejmë mirë dhe formojmë brumë të butë që nuk ngjit. E ndajmë në dy pjesë dhe hapim secilën me trashësi 3-4 mm, e ndajmë në 8 pjesë dhe i mbledhim duke filluar nga fundi në formë brioshi.

I vendosim në tavë dhe i lyejmë me të verdhë veze, i vendosim fara të ndryshme dhe i pjekim në furrë të para ngrohur më parë me 180 gradë për 20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.

I ftohim pak dhe i mbushim sipas dëshirës. Ju befte mire dhe shpresojme qe tju kemi lehtesuar pak me gatimin e gjerave per mengjes./LIVING

Leave a Reply

Your email address will not be published.