Farat e chia-s janë të pasura me antioksidantë dhe mikroushqyes që na ndihmojnë të parandalojmë plakjen e parakohëshme të lëkurës dhe mbajtjen e saj të fortë dhe elastike.
Keni provuar ndonjëherë ujë chia me limon? Përveçse freskuese, është një pije që pastron organizmin, e pasur me antioksidantë dhe që mundëson humbjen në peshë.
Përbërësit e kësaj pije: 1 lugë kafeje fara chia, 1 gotë e ½ ujë, 1 limon, 1 lugë gjelle mjaltë.
Përgatitja: Hidhen farat e chia-s në ujë dhe lihen të zbuten. Pastaj mjalti dhe në fund limoni. Përgatitet që në darkë.
Kjo pije rekomandohet të konsumohet esëll për të marrë një sasi të madhe ushqyesish dhe që nga ana tjetër favorizon rënien në peshë.
Ky ujë të ngop dhe të mundëson, bashkë me vaktin e mëngjesit të ekuilibruar dhe të shumëllojtë, të mos kesh uri deri në vaktin e drekës, pa qenë nevoja të hash gjëra të tjera në mes vakteve./shkollaeshendetit.com