Aktori i njohur Roland Trebicka ikona e teatrit dhe kinemasë shqiptare do të festonte sot 75-vjetorin e lindjes. Por sëm undja e rëndë i mori jetën 10 vite më parë.
Aktori i njohur më së shumti si “Jovan Bregu”, për shkak të rolit të tij në komedinë “Pallati 176”, i cili vijon të mbetet në kujtesën e artdashësve si interpretimi që e bëri të njohur vuante vitet e fundi të jetës nga tu mo ri në mushkëri, sëm undje prej së cilës ishte kuruar edhe jashët vendit, por pavarësisht mjekimeve nuk ia doli dot.
Roland Trebicka lindi në Korçë më 13 Janar 1947. Karriera e tij si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ndoshta, që këtu e ardhmja e tij ishte vendosur.
Humori spontan, i cili i buron dhe në momentet më të vështira u shqua që në kohën e shërbimit ushtarak, ku shërbeu si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore).
Vitet në këtë trupë profesioniste ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm, që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. U bë anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar më 1971dhe punoi aty deri në vitin 1999.
Pas një përvoje trevjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar. Në jetën e tij artistike, kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”.