Receta tradìcìonale Permetare: Pule me arra, pergatìtenì kete fundjave per te bere bashke te gjìthe famìlen

Kjo është një recetë tradicionale përmetare, shumë e shijshme, që nuk e keni provuar në asnjë vend tjetër. Ajo madje është edhe shumë e thjeshtë në përgatitje.

Receta dhe menyra e pergatitjes:

Përbërësit : gjysmë pulë, 2 lugë gjelle miell, 2 lugë gjelle arra (të grirë), 2 vezë (të verdhat), 50 gr gjalpë, kripë

Përgatitja: Presim pulën në copa të vogla dhe e shtojmë në tigan ku e skuqim pak. Më pas i hedhim 300 ml ujë dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta.

Ndërkohë bëjmë brumin duke përzier miellin me arrët e grira dhe të verdhat e vezëve.

E punojmë mirë me dorë sa të marrim një masë të plotë të cilën e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë karameli.Shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë derisa masa të bëhet pak kremoze. Ju befte mire!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *