Ky eshte vendì ku 1 kg qepe kushton me shume se sa 1 kg mìsh

Rreth 13 dollarë për një kg qepë. Ky është çmimi stratosferik i këtij produkti në Filipine kohët e fundit. Qepa kushton aktualisht më shumë se mishi në vendin aziatik dhe është kthyer në luks për shumë konsumatorë. Rizalda Maunes, pronarja e një picerie në qytetin Cebu, thotë për BBC se më parë blinte 3-4 kg qepë në ditë, sot blen vetëm gjysmë kg.

Edhe klientët tanë na mirëkuptojnë kur nuk i hedhim shumë qepë picave. E dinë situatën, pasi edhe në shtëpitë e tyre e kanë ulur shumë përdorimin e qepës nëpër gatime.

Çmimi i lartë i qepës ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të ushqimeve të rrugës, që në Filipine janë shumë të kërkuara nga vendasit dhe turistët. Perimet e skuqura, mishi dhe frutat e detit shërbehen me qepë dhe uthull.

Qepët janë baza e pjatave tona. Ato i japin shije dhe ëmbëlsojnë ushqimet tona të kripura. Na vjen mirë që qeveria po merr masa për të ndalur rritjen e çmimeve.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr., i cili është edhe ministër i Bujqësisë, e ka cilësuar rritjen e çmimeve “eme rgje ncë kombëtare”. Së fundmi, shkencëtarët theksojnë se kanë zbuluar se qepa ul nivelin e sheqerit në gj ak në 50%.

Gjetjet të cilat janë prezantuar në takimin vjetor të “The Endocrine Society” në San-Diego, në muajin gusht kanë zbuluar që qepa mund të ulë nivelin e lartë në gj ak dhe nivelet e përgjithshme të kolesterinës kur merret me metforminë.

Vetitë e qepëve janë të gjithanshme dhe shumë të fuqishme, prandaj mund të përfshihet ndër ushqimet më të shëndetshme në botë. Të gjitha llojet e qepëve janë të shëndetshme. Grekët e konsumonin shpesh sepse besonin se pastronte gjakun nga toksinat, gjë që është vërtetuar nga shumë studime sot, si dhe vetitë e tjera kuruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.