Ema Andrea tregon per momentet e saj te veshtira: Vajza e saj e riktheu ate edhe nje here

Momentet e vështira në jetë ndonjëherë të errësojnë sytë, një gjë e tillë ka ndodhur disa vite më parë edhe me aktoren Ema Andrea. Ajo ka treguar mbrëmjen e djeshme në “S’e luan topi”, se ka tentuar t’i bëje k eq vetes, por ka qenë vajza e saj ajo që e ka shpë tuar.

Andrea tha se e gjithë kjo rëndesë emocionale dhe psikologjike i ka ardhur si pasojë e “botës së eg ër” siç e quan ajo dhe vështirësive që ka hasur në karrierë.

“Ndoshta për herë të parë ka qenë një moment shumë i rëndë i vetes time kur unë mund të merrja vendime fa ta le për veten dhe kjo shfaqje më ka shpë tuar. Kjo shfaqje, ardhja e saj në dhomë dhe shkrimi.

Mua më shpëtoi Sara, ardhja e saj në dhomë dhe të shkruarit. Isha shumë e mërzitur, e përjashtuar të duket vetja e dështuar e pa zonja që po të shfrytëzojnë një botë e eg ër, për mua ishte një vetmi e tejskajshme e bra ktisur në të gjitha krahët.

Nuk ia fal atyre që ma kanë bërë, asgjë nuk ndodh por nuk i fus dot në zemër ata njerëz dhe në hapësirën time atë njerëz që e kanë rritur atë frustrim dhe që e kanë shfrytëzuar veten time në ato momente të dobëta.

Qoftë edhe për të blerë për të rritur thashethemnajë, mua më ka shpë tuar ime bijë ndërsa procesimin e gjatë për me e ridasht jetën e ka bërë suksesi i kësaj shfaqjeje në të gjithë botën, shkela në skena të rëndësishme dhe u vlerësova.

Kjo më dha forcën që ti vlen. Jeta ime është e lidhur fort me çdo gjë që e kam bërë sepse nuk më është ofruar e kam ndërtuar.”- tha artistja Ema Andrea.

Leave a Reply

Your email address will not be published.