Arben Derhemì krìtìka per emìsìonìn me te ndjekur te momentìt: Shume shpejt do t’ju sjell Robert Ndrenìken

Aktori i njohur Arben Derhemi, është shprehur i ne veritur me shfaqje të tilla si Big Brother, që kanë tërhequr vëmendjen e gjithë shqiptarëve. Ai kritikon edhe disa nga kolegët e vet, që janë bërë pjesë e shfaqjeve të tilla.

“Për mendimin tim nuk janë formate që i shkojnë shtat një aktori. E para e punës, mbi të gjitha, se është një kohë e humbur e tme rrshme pa asnjë lloj vlere.

Dhe e dyta, nuk mundet një njeri normal të shkoj dhe të gjykohet në një ‘Reality’ të tillë.

Unë nuk e di se si pranojnë njëherë… po gjithsesi zgjedhja është individuale… U zhvillohet facebook-u dhe instagrami”, thotë ai në një intervistë për Report TV.

Dhe si për t’iu kundërvënë shfaqjeve të tilla pa vlerë si “Big Brother”, Derhemi thotë se shumë shpejt, me iniciativë të tij, në ekran do të rikthehet seriali i famshëm “Njerëz dhe fate”, me seri të reja.

Serial që do të rikthejë në ekran kollosin e skenës shqiptare, Robert Ndrenika.

“Ne shihemi thuajse çdo ditë me Robert Ndrenikën. Është kënaqësi pjesëmarrja e tij në film , ku roli do të jetë shumë më i zhvilluar se në seritë e para”, shprehet aktori Arben Derhemi.

Seritë e reja të “Njerëz dhe Fate” do të kenë edhe aktorë të rinj, por dhe rikthim të kastës së vjetër.

Edhe ata që janë jashtë Shqipërisë, siç është aktorja Pavlina Mani, e cila jeton në SHBA prej shumë vitesh.

“Do të rikthehet 80 për qind e kastës së vjetër…

Pavlina është në Amerikë, por edhe ajo do të jetë pjesë, por do xhirohet dhe atje, në mënyra të ndryshme”, thotë Derhemi.

Epo mezi po presim!/vjosa.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.