Shterngohen edhe me teper masat persa ì perket provìmeve te matures 2023, Kushì tregon dìsa nga pìkat

Matura Shtetërore 2023 do të vijë me disa ndryshime. Këtë vit provimet do të zhvillohen në salla të mëdha të cilat do të monitorohen me kamera.

Kjo mënyrë, sipas ministres së Arsimit, Evis Kushi, do të garantojë një administrim më të saktë, duke mos pasur diferenca të mëdha në nota, nga mesatarja vjetore dhe ajo e maturës shtetërore.

Për herë të parë këtë vit për maturantët me aftësi ndryshe do të hartohet një test i veçantë. Ndërsa ata që zgjedhin të ndjekin studimet e larta për mjekësi të përgjithshme do të japin dhe një provim shtesë.

Ndryshime do të ketë edhe rivlerësimi i testit. Nxënësit këtë vit do të kenë mundësi të ankimojnë provimin, në rast se dyshojnë se nuk është bërë një vlerësim i duhur i tij.

Kjo mase e marre ka ardhur si pasoje e pretendimeve qe behen vit pas viti mbi parregullsite qe ka ky proces ne sallat ku ushtrohen provimet e matures. Nisme e cila pritet te minimizoj keto parregullsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.