Kenì bere plane per fundjave? Meteorologu tregon surprìzat qe do te sjell e dìela

Fundjava do të sjellë rënie të temperaturave të ajrit. Në një lidhje direkte për Klan News, meteorologu Hakil Osmani nga “MeteoAlb” ka thënë se vranësirat do të jenë prezente gjatë ditës së shtunë, ku nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe për reshje dëbore në ato malore.

Ndërkohë e diela parashikohet të sjellë përmërisim të dukshëm të kushteve të motit, por me temperatura më të ulëta.

Hakil Osmani: Dita e sotme edhe pse ka nisur me prezencën e reshjeve të shiut, herë pas here kanë qenë edhe në formën e breshërit, mbetet nën mbizotërimin e kthjellimeve, kalimeve të pakëta të vranësirave deri në orët e pasdites. Më pas, mbrëmja sërish sjell vranësira të shumta në territorin shqiptar.

Vranësira, të cilat do të jenë prezente edhe përgjatë ditës së shtunë. Kryesisht në pjesën e parë të ditës do të jenë të shumta duke krijuar mundësi për reshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore, por do të jenë në sasi të pakta.

Mbeten prezente reshjet e pakëta edhe në pjesën e dytë të ditës së shtunë. Por e diela sjell përmirësim të dukshëm të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të shkojnë në maksimumet deri në jo më shumë se 12 gradë Celsius, por ditën e shtunë do të kemi ulje të temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat të zbresin në -4 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet do të zbresin drejt vlerave 10 apo 11 gradë Celsius.

Dita e dielë do të sjellë një tjetër rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që temperaturat minimale në qytetet e zonave malore të zbresin dhe në vlerat -6 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.