Që nga shpikja e makinës larëse elektrike në vitet 1900, procesi është bërë shumë më i shpejtë dhe më i lehtë.Sidoqoftë, ka ende gabime që shumë prej nesh i bëjnë duke përfunduar me rroba të prishura.
Kontrollo për të parë nëse po bën ndonjë nga këto 9 gabime:
Mos përdorimi i pastruesve antibak terialë.
Nëse një nga anëtarët e familjes tuaj është i sëm urë me diçka infe ktive si gripi, një larje e thjeshtë nuk mund të jetë e mjaftueshme.Ju do të duhet të përdorni një pastrues special për pastrim antiba kterial me qëllim për të parandaluar përhapjen e inf eks ionit.
Mos pastrimi i lavatriçes
Modelet e vjetra të makinave larëse kanë një filtër ngjyre që duhet pastruar pas çdo cikli.Nëse jeni shumë të zënë, përpiquni ta bëni atë të paktën një herë në muaj.Hiqeni sipas manualit të lavatriçes, pastrojeni me një furçë dhëmbësh të vjetër dhe pak detergjent.Ju gjithashtu mund ta zhysni në ujë të nxehtë për 10 minuta, për rezultate më të mira.Për modelet e reja të lavatriceve mund të përdorni tabletat e pastrimit.
Larja në anën e gabuar
Pasi të keni zbrazur xhepat e xhinseve, i ktheni ato nga ana tjetër.Edhe robat de li kate si këmishat e pambukut duhet t’i lani nga ana e brendshme.Kjo gjë do të parandalojë prishjen e tyre.
Ju e mbingarkoni lavatriçen me rroba
Një makinë larëse mund të duket e madhe dhe të ketë mjaft hapësirë për t’u mbushur.Sidoqoftë, ekspertët e pastrimit rekomandojnë që t’i jepni rrobave tuaja të mjaftueshme “hapësirë”.Kjo do lejojë që rrobat tuaja të lahen dhe të shpëlahen siç duhet.
Mos i ndani çorapet
Bashkojini me një qese rrjetë në mënyrë që të mos luani kukafshehti me to.
Zbatoni me përpikmëri manualin e lavatriçes
Mos i neglizhoni duke vendosur në punë proçesin e gabuar, për shembull për rrobat prej pambuku sepse kjo do të shkurtojë jetëgjatësinë e tyre.
Prishja e pëlhurës me zbardhues
Përziejeni zbardhuesin me ujë, para se ta shtoni në rrobat dhe mos e përdorni atë me tepri.Përndryshe, mund të përfundoni me vrima në rrobat tuaja, meqë kjo e bën copën të dobët.Gjithashtu, zbardhja e tepruar mund të shkaktojë zverdhjen e rrobave të bardha.
Nuk rregulloni shpejtësinë përfundimtare të centrifugimit
Shpejtësia përfundimtare e rrotullimit ndikon në llojin e rrobave që po lani.Zmadhimi i numrit mund të shkaktojë vrima dhe të konsumojë copën.
Lani rroba të reja, së bashku me rrobat e vjetra pa i provuar më parë
Kjo nënkupton që kur blini rroba të reja, duhet t’i lani njëherë më vete për të ditur nëse lëshojnë ngjyrë apo jo.