Embelsìra tradìcìonale e çamërìsë qe te shkrìn ne goje: Pergatìtet lehte dhe pa shume mundìm

Një recetë e trashëguar brez pas brezi si vijimësi e shijes më të mirë që kuzhina shqiptare ofron në kohë.

Ndiqni mënyrën e përgatitjes së ëmbëlsirës Përvëlata nga kuzhina e çamërisë e sugjeruar nga amvisa Luljeta Gjyzeli.

Përbërësit: 1 gotë e gjysëm vaj gjelle, 200 gr gjalp të shkrirë, 1 gotë me qumësht, 3 lugë gjelle me kos, Gjysëm gote me sheqer, 1 lugë çaji me sodë buke, 1 kg miell, 300 gr arra ose bajame, 1 kg sheqer për shërbetin, Kanellë

Për shërbetin:1 kg sheqer, 800 mililitra ujë, Kanellën

Përgatitja : Në një tepsi hedhim vain, gjalpin, qumështin, kosin, sheqerin dhe i rrahim fort deri sa te na shkrijë sheqeri.

Përziejmë miellin me sodën, hedhim gradualisht duke e trazuar deri sa të na bëhet një brumë i butë.

Nëse na bëhet brumi i ujshëm i shtojmë miell. Në fund i shtojmë arrat dhe e përziejmë.

E presim si në foto. Ndezim furrën dhe e vemë për të pjekur, për 50 minuta në 150 gradë.

Për shërbetin: Në 1 kg sheqer hedhim 800 mililitra ujë dhe kanellën, e bëjmë si shërbeti i bakllavasë.

Mbasi është ftohur përvëlata hedhim shërbetin e nxehtë. E mbulojmë me një tepsi deri sa të pi shërbetin/lajme-javore.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *