Derì me sot e kemì konsumuar gabìm kìvìn? Kur pamë menyren se sì dìetologìa Dìola Dostì

Pothuajse të gjithë ne jemi edukur që të vegjël që t’i qërojmë frutat para se t’i hamë. Por jo në të gjitha rastet duhet ta heqim lëkurën e frutave. Kjo vlen për kivin.

Ne jemi mësuar ta hamë kivin pa lëkurë, vetëm atë pjesën jeshile për brenda, sepse nuk e dinim që ajo lëkura ka kaq shumë veti.

Kur pamë dietologen Diola Dosti në Big Brother që po e hante kivin me gjithë lëkurë të gjithë menduam: “Po kjo, pse nuk e qëron kivin?”. Edhe vetë banorët i bënë këtë pyetje. Diola tha se lëkura e kivit përmban shumë vlera ushqyese ndaj duhet të hahet me gjithë të. Por cilat janë ato veti?

Vetitë e kivit

Kivi është i pasur me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga str esi oksidativ, ndihmon sistemin imunitar, formon kolagjenin, zvogëlon ndjenjën e lodhjes;

vitaminë K, thelbësore për koagulimin e gja kut dhe vitaminë E, një antioksidant që mbron qelizat nga veprimi i radikalëve të lira; vitaminë B9, e nevojshme për rritjen e indeve dhe për të reduktuar lodhjen, përcjell dritare.net

Tuli i kivit përbëhet nga fibra të dobishme për zorrën e trashë. Nxit rritjen e bak tereve të mira që ulin rrez ikun e zhvillimit të tu mo reve, nxit rritjen e ndjenjës së ngopjes dhe uljen e kolesterolit.

Kivi gjithashtu përmban kuercetinë, e cila ul rrez ikun e sëm undjeve të zemrës. Luteinë, e cila ndihmon mirëqenien e syrit, aktinidina, e cila përmirëson tretjen.

Lëkura e kivit

Ne përmendëm praninë e fibrave dhe vitaminave te kivi. Këta elementë janë më të përqendruar te lëkura, të cilën jemi mësuar ta heqim me thi kë.

Kjo për shkak se lëkura e kivit nuk është aq “tëreqëse” duke pasur parasysh fortësinë dhe pushin, padyshim të bezdisshme në rast kontakti me qiellzën. Megjithatë ngrënia e lëkurës së kivit sjell shumë përfitime për trupin.

Siç e përmendëm më sipër kivi është i pasur me fibra dhe pektinë, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e tretjes. Lëkura e kivit është gjithashtu burimi kryesor i vitaminës C, e cila, siç thamë, ndër cilësitë e shumta, ndihmon në efikasitetin e sistemit imunitar për të lu ftuar vi ru set dhe inf eksionet.

Ajo përmban tre herë më shumë antioksidantë se tuli dhe ndihmon në lu ftimin e bak tereve që shkaktojnë hel m im nga ushqimi. Së fundi, lëkura ka veti të vlefshme antiinflamatore dhe qetësuese./Dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.