Nuk e dìja që Natasha bëka gjëra pa më thënë: Mevlan Shanaj preket me fjalet e Natashes tek Rudìna

Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj ka pasur ditëlindjen pak ditë më parë. Për këtë ai ishte i ftuar tek Rudina Magjistari, ku foli për filmat e tij, për familjen dhe në fund u përlot.

Ishte mesazhi i bashkëshortes prej një jete, poetes së njohur Natasha Lako, që e bëri të qa nte.

“Unë kam rënë dy herë në dashuri me ty.

Herën e parë nuk e tregoj, hera e dytë ishte kur pashë Mallakastrën. Ti mund të ishe martuar me ndonjë aktore, por më zgjodhe mua.

Më bëri gruan e një regjisori dhe pastaj nënë të një regjisori. Pastaj u bëmë edhe me një nip dhe një mbesë”, tha Natasha Lako.

“Nuk e dija që Natasha bëka gjëra pa më thënë.

Mendoja se m`i thoshte të gjitha”, tha i përlo tur nga emocionet regjisori dhe aktori Shanaj.

Edhe pse kanë dekada të martuar, dashuria mes dy artistëve të mëdhenj sa vjen e shtohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *