Sìpas nutrìcìonìstes se njohur Anìla Kalleshì, keto 5 ushqìmet qe ulìn ndyrat e larta ne trup

Keni kolesterol të lartë? Nuk jeni të vetmit. Ky problem prek me miliona njerëz në të gjithë botën dhe lidhet me një sërë problemesh të tjera shëndetësore të rrez ikshme, duke filluar nga sëm undjet e zemrës e deri tek diabeti.

Trupi ynë ka nevojë për pak kolesterol për të funksionuar por, nëse merrni më shumë seç duhet duke ngrënë shumë ushqime të pasura në kolesterol, atëherë do të formohet një pllakë bak teriale në arterie.

Kjo mund të çojë në bllokime të rrezikshme të qarkullimit të gja kut.LDL është kolesteroli i “k eq” i cili, në sasi mbi të nevojshmen, rrit rrez ikun për at ak në zemër dhe sëm undjeve të tjera kardiovaskulare, ndërsa HDL është kolesteroli “i mirë” i cili, nga ana tjetër, ndihmon në spastrimin e kolesterolit të k eq nga qarkullimi.

Ja cilat janë ushqimet që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit:

Fasulet dhe thjerrëzat

Fasulet dhe thjerrzat janë të pasura në fibra dhe magnez. Këto dy elementë ndihmojnë në uljen e kolesterolit që përthithet nga aparati tretës dhe në mirëqënien e arterieve përkatësisht.

Një racion me fasule ose thjerrëza çdo ditë mund të ulë nivelet e kolesterolit LDL me rreth 5% në vetëm 6 javë, sipas një analize që iu është bërë 26 studimeve të mëparshme.

Avokado

Falë fibrave dhe yndyrave mono-të-pangopura, konsumimi i avokados mund të ndihmojë në uljen e niveleve në total të kolesterolit. E rëndësishme është që t’i konsumoni avokadot në vend të yndyrave të ngopura.

Tërshëra

Ulja e kolesterolit mund të jetë një mision shumë i thjeshtë nëse hani tërshërë në mëngjes. Tërshëra përmban një substancë të njohur si beta-glukan që përthith kolesterolin e keq dhe e nxjerr atë nga trupi.

Mjaftojnë dy racione me tërshërë dhe kolesteroli i keq mund të ulet me 5% në 5 javë, pa ndikuar në kolesterolin e mirë.

Bajamet

Konsumimi i vazhdueshëm i bajameve rrit nivelin e qelizave të kuqe në gj ak, rrit nivelin e vitaminës E, si dhe pakëson nivelin e kolesterolit. Su bst ancat që gjenden te bajamet ndihmojnë në parandalimin e LDL, ose kolesterolit të k eq, i cili është përgjegjës për formimin e pllakave që mund të dëmtojë rrugët e enëve të gja kut dhe të bll okojë arterien.

Çaji jeshil

Një studim japonez i kryer te më shumë se 40 mijë të rritur ka zbuluar se personat që konsumojnë çaj jeshil çdo ditë janë 26% më pak të rrez ikuar që të vd esin nga ataku në zemër ose goditja në tru.

Ekspertët mendojnë se kjo ndodh sepse çaji jeshil është i pasur me një lloj flavonoide që pen gon formimin dhe absorbimin e kolesterolit në trup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *