Pa e prìshur dhe pa e gervìshtur, kjo eshte menyra me e mìre per te pastruar ekranìn e televìzorìt

Ekranet e sheshtë, qofshin ato të një televizori smart, një laptop apo një celular i gjeneratës së fundit, janë shumë të ndjeshëm ndaj gërvishtjeve dhe thyerjeve gjatë pastrimit.

Mbrojtja e tyre varet jo vetëm nga sa shpesh apo si i pastrohen, por edhe nga lloji i produktit që përdorni.

Kjo është arsyeja pse ne ju sugjerojmë një truk shumë efektiv për të pastruar dhe dezinf ektuar ekranet elektronike në një mënyrë ekonomike, ekologjike dhe pa gërvishtje.

Për të përgatitur ilaçin, ne do të përdorim përbërës të cilët gjinden lehtë: ujë i distiluar dhe alk ol izopropil.

Teknologjia përmirëson në mënyrë dra ma ti ke cilësinë e jetës sonë, por ekranet prej xhami të trashë dhe rezistentë janë një gjë e së kaluarës.

Televizorët modernë kanë ekrane shumë të hollë, ndërsa ekranet e kompjuterëve dhe celularëve të gjeneratës së fundit janë tepër të ndjeshëm ndaj prekjes.

Prandaj për të pastruar ekranet ju nevojitet ujë i distiluar, alk ol izopropil dhe një leckë mikrofibër.

Në një enë të vogël të pajisur me një spërkatës, derdhni dy sasi të barabarta ujë të distiluar dhe alkool izopropil (për shembull, 20 ml alk ol dhe 20 ml ujë të distiluar), më pas tundeni mirë që përbërësit të përzihen. Pastruesi elektronik i ekranit është gati!

Për të pastruar ekranin e televizorit ose laptopit, ndiqni këto hapa të thjeshtë:

Fikni televizorin.Lagni leckën me pastruesin e sapopërgatitur të bazuar në ujë të distiluar dhe alk ol izopropil.Fshijeni me leckë të gjithë ekranin e televizorit,gjithmonë nga poshtë lart,por pa ushtruar shumë presion.

Për të pastruar një ekran celular ose tablet, nuk keni nevojë të fikni pajisjet, por sigurohuni që të aplikoni një sasi më të vogël pastrues.

Pastrimi i ekraneve të celularëve dhe tabletave duhet të jetë edhe më i shpeshtë, pasi ato barten dhe janë më të prirura ndaj grumbullimit të bak tereve të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *