Receta ndryshe e sallates Ruse: Keto jane 2 perberesìt qe do tì japìn shìje te vecante

Kostoja e sallatës : Sallata ruse më tepër sesa çmimi, ju harxhon disi kohën për shkak se çdo perime (karotat, bizelet, fasulet) duhen zier më parë.

Sasia e sallatës, varet nga preferencat tuaja dhe numri i anëtarëve në shtëpi. Rekomandohet mos ta teproni me konsumimin e kësaj sallate, pasi sasia e lartë e yndyrnave mund t’ju shtojë disa kile më tepër.

Ku gjendet?

Nëse doni ta përgatisni nga duart tuaja, elementet e sallatës ruse gjenden kudo. Nëse doni të kurseni kohë dhe ta blini atë të gatshme, atëherë drejtojuni supermarketeve të mëdha.

Aty do ta gjeni të madhësive të ndryshme. Për të shmangur pakënaqsitë, mos harroni ti hidhni një sy datës së prodhimit dhe asaj së skadencës.

Një recetë për përgatitjen e saj:

Përbërësit : 700 gr patate (mesatare), 200 gr karotë, 100 gr bizele (të ngrira, të cilësisë së mirë), 1 tufë majdanoz (e grirë hollë), 1 vezë (e zier, e grirë hollë, i jep shije te vecante)

10 ullinj (pa bërthamë, te grirë hollë, i japin shije te vecante), 1 kastravec (i prerë në copa të vogla), lëngu i 1 limoni, kripë (aq sa duhet)

Përgatitja : Presim patatet në 10-12 copa dhe i ziejmё nё ujё me kripë derisa tё bёhen. Ziejmё karotat nё ujё me kripё, derisa tё jenё “al dente”.

I nxjerrim nga uji dhe i presim nё kubikё tё vegjёl. Ziejmё bizelet nё ujin e karotave pёr jo mё shumё se 5 minuta.

Shtojmë tё gjithë përbërësit e sallatёs nё njё tas tё pёrshtatshёm dhe i pёrziejmё me kujdes.

Shtoni ullinjtë, kastravecin turishi, vezën e prerë në pjesë të vogla. majdanozin, kripën, lëngun e limonit dhe 4 lugë gjelle majonezë. Trazojini mirë dhe e lini për 30 minuta në frigorifer të ftohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *