Bujar Asqerìu tregon hìstorìne e emrìt: Gruaja më thotë Bujar vetëm kur ka ndonjë problem

I ftuar tek emisioni “Rudina” disa kohë më parë, aktori i madh, Bujar Asqeriu ka treguar për herë të parë historinë e emrit të tij që në fakt paska dy emra: një të vërtetë e një të ligjshëm.

“Vëllain tim të madh e quanin Bujar. Ai ishte ndarë nga jeta kur ishte 6 muajsh.

Nëna më kishte treguar se kur u zgjuan një mëngjes ai nuk po merrte fry më. Ishte shumë i bukur, me flokë të zinj dhe kaçurrela, më thoshtë nëna.

Kur linda unë donin të ma vinin emrin Drini ose Safet. Vendosën për Drini dhe shkuan për të më regjistruar. Punonjësi i gjendjes civile i kishte thënë: Ç’është ky emër lumi??

Ata ishin stepur dhe babai i kishte thënë nënës të më regjistronin si Bujar me emrin e vëllait, por pastaj më thërrisnin vazhdimisht Drini. E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin me emrin e vëllait që kishte ndërruar je të.

Të gjithë në familje me thërrasin Drini, edhe gruaja. Gruaja më thotë Bujar vetëm kur ka ndonjë problem serioz”, rrëfeu Bujari, pra Drini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *