Gogozhare tradìcìonale turshì qe rrojne gjate: Receta per 4 kavanoza te plote

Speca te kuq turshi : 1 gotë uthull të kuqe rrushi, 3 gota ujë,5-6 gjethe dafine,1 lugë çaji sheqer,1 lugë çaji kokrra piperi,2 lugë gjelle kripë të ashper por jo me majë luge,gjysmë gote vaj ulliri.

6 -7 thelpinj hudhër (mund t’i vini edhe majdanoz nëse doni, mua më pëlqejnë gogozharet tradicionale).

Përgatitja: Në një enë hedhim vajin, uthullën, kripën, sheqerin, dafinën, piperin dhe ujin, të marrin valë.

Presim edhe hudhrat dhe kur uji merr valë i shtojmë aty vetëm gjysmat, ose i lëmë të gjitha për t’i vënë në fund, tek vazot.

Kujt nuk i pëlqejnë hudhrat mund t’i lërë dhe kush do mund t’i shtoj karota të gr ira tek lengu dhe majdanoz.

Pasi uji të ketë marrë valë hedhim specat e pastruar mire nga farat, i lëmë pak të ziejnë në këtë marinadë, rreth 2 minuta, duke i kthyer e duke i zhytur me lugë në lëng.

Kështu veprojmë derisa t’i mbarojmë të gjitha.

Kur ta kryejmë këtë procedurë, i heqim nga marinada dhe filljmë i rreshtojmë nëpër kavanoza.

Në fillim, në fundin e kavanozave hedhim 2-3 fleta dafine, thelpinj hurdhre të prerë për së gjati, (jo ato në tenxhere por të fresketa ).

Në kavanoz hedhim lëngun e përftuar (që është në tenxhere) por duhet të jetë duke zier, dhe të mbulohet e gjithë përmbajtja e kavanozit.

Mbyllim hermetikisht, vazot (kavanozat) i kam ste ri li zuar më parë duke i zier.

Edhe në këtë rast avulli i ujit të nxehtë nuk i ben turshitë të prishen, mbyllen hermetikisht, dhe nëse nuk i hani këtë dimër mund t’i lini për t’i konsumuar dimrin tjetër sepse rrojnë gjatë.

Nëse doni më shume speca, shumëfishoni masat, mua më dolen 4 vazo./kuzhinat.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *