Festoni diten e tij te lindjes, si duket sot Maliqi i 14 vjeç dhender

Sot në 8 Mars, aktori mbreslënës i kinematografisë shqiptare, Zef Mosi, festoi ditëlindjen e 67-të.

I njohur më së shumti për rolin e tij të spikatur në filmin “Përrallë nga e kaluara”, frymëzuar nga vepra e Andon Zako Çajupit, “14 vjeç dhëndërr”, Mosi ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare të filmit dhe kinematografisë, ndërsa sot jeton në SHBA, prej vitesh tashme.

Familja e tij eshte me origjine nga Shkodra. Aktivizohet qysh femije ne shtepine e Pionierit te Sarandes. Eshte pjese e Estrades se Pionierit me regjisor Thoma Milain.

Ka mbaruar gjimnazin “Hasan Tahsini” . Edhe pikerisht ketu e vazhdon aktivitetin artistik me trupen e shkolles se mesme ku mund te vecohet interpretimi ne shfaqjen teatrale “Mulliri i Koste Bardhit” ,aty na viti 1975, vit kur perfudnon edhe gjimnazin.

Duhet theksuar se aktiviteti ne shkollen e mesme ishte mjaft i gjere jo vetem artistik por edhe sportiv. Zef Mosi pervec atij artistik impenjohet edhe me ekipin e futbollit te Sarandes.

Nga ekipi i te rinjve aktivizohet ne radhet e ekipit te pare te te rriturve me “Butrintin” .

Mbasi kryen sherbimin e detyrueshem ushtarak, ne vitin 1979 konkurron dhe pranohet (me vonese) ne Insitutin e Larte te Arteve ne degen e aktrimit.

Mbas diplomimit si aktor fillon punen ne estraden profesioniste te qytetit te Sarandes. Bie ne sy komedia muzikore e kesaj trupe e titulluar “Plot me deshire”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.