Unë jam vlerësuar, jam propozuar por nuk e kam marrë çmimin “Artiste e Merituar”, pasi kam qene

E larguar në Gjermani në ditët që i paraprinë ndërrimit të sistemit në Shqipëri, ajo i ka pasur të rralla kontaktet me publikun në Shqipëri.

Në intervistën e parë 25 vjet pas largimit nga atdheu, dhënë kohë më parë përmes Skype-it për Tema TV, Eva Pëllumbi ishte shprehur mes lo tësh se pakkush e ka kujtuar dhe kjo ishte arsyeja e moskthimit të saj.

“Nuk jam kthyer asnjëherë sepse jam shumë e mërzitur”, thotë ajo në intervistën e zhvilluar në vitin 2015.

Në intervistë, ajo rrëfen se pavarësisht talentit, nuk është vlerësuar në Shqipëri dhe kjo për shkak të di vo rcit.

“Unë jam vlerësuar, jam propozuar por nuk e kam marrë çmimin “Artiste e Merituar” sepse isha e ndarë”, thotë ajo në intervistë.

Për publikun shqiptar, Pëllumbi është e njohur për rolet në filmat “Vajza me kordele të kuqe”, “Ëndërr për karrige” apo edhe “Kapedani”.

Përveç filmave, aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun. Eva Pëllumbi është ndarë nga je ta në vitin 2019./aktoret.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.