Ballokume Elbasani: Receta tradicionale, sekreti qendron tek perberesit

Në Ditën e Verës, janë gatuar e tregtuar gjithandej nëpër Shqipëri, ballokumet. Por shija e tyre e vërtetë mund të dallohet vetëm në qytetin që i krijoi, Elbasan.

Gjithsesi, ne ju sjellim sot recetën tradicionale të ballokumeve. Ju këshillojmë të përdorni përbërës të freskët fshati.

Përbërësit: 1 kg miell misri, 500 g gjalpë i freskët, 8 kokrra vezë, Pak finjë zja rri, 500 gr sheqer.

Përgatitja: Të gjithë përbërësit përzgjidhen në kushte natyrale. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset në enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe të dyja rri hen gjatë nga një lugë druri.

Me pas hidhen vezët një e nga një ndërkohë që rra hja me lugë vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e miellit të misrit. Mielli i misrit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjtë.

Në masën e formuar hidhet pak finjë zja rri. Rra hja duhet të bëhet me dore. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret më lugë druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet në furrë. Piqet dhe shërbehet në formën e kulaçeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.