E lyeni fleten e lakres me mjaltë nga njëra anë dhe e vendosni gjethen në kraharor per te trajtuar

Shumë shpesh është e vështirë të kuroni kollën e vazhdueshme. Ndonjëherë medikamentet nuk ju ndihmojnë.

Një nga mënyrat më efektive për të luftuar kollën është një përzierje e lakrës me mjaltën. Ajo është me të vërtetë ilaçi i “artë” anti-kollë.

Për këtë trajtim nuk ka kufizime të moshës, është po aq e efektshme për fëmijët e vegjël dhe për të rriturit. Ajo çfarë ju duhet janë 1 lakër dhe mjaltë. Procedura është e thjeshtë:

Merrni një fletë nga një kokë lakër. E valoni atë në ujë për disa minuta derisa të bëhet e butë dhe e ngrohtë.

E lyeni me mjaltë nga njëra anë dhe e vendosni gjethen në gjoks. Mbështilluni mirë me një shall apo bluze të ngrohtë gjatë natës.

Në qoftë se vuani nga kolla e rëndë, ju mund të përdorni dy fletë lakre. E hiqni gjethen në mëngjes. Fshini lëkurën tuaj me një leckë ose lajeni atë.

Nëse bronkiti po fillon ju mund të përdorni këtë trajtim dhe të ndjeni rezultatet nga përdorimi i parë. E përsëritni këtë procedurë 5 deri në 7 herë në ditë në mënyrë që kolla të elim ino het plotësisht.

Ndonjëherë, nëse nuk keni mjaltë dhe keni nevojë për një trajtim, ju mund të përdorni vetëm lakër. Kjo mund të ndihmojë, por efekti është më i ngadalshëm se sa kur kur kombinohet me mjaltë./Burimi: healthyfoodhealthylife

Leave a Reply

Your email address will not be published.