Per te larguar kìlet e teperta, ky mund te jete mengjesì me ì mìre qe do t’ju mundesoj kete

Mëngjesi më i mirë për t’u dobësuar duhet të jetë në fakt më i bollshëm. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar tek revista “Obesity”.

Gjatë studimit u vu re se gratë që konsumonin një mëngjes me shumë kalori humbnin më shumë kilogramë se ata që kishin vakt më të bollshëm atë të darkës.

Hulumtuesit shkencor nga Universiteti Tel Aviv i ndanë 93 gra me sindromën metabolike në dy grupe, secila konsumoi 1400 kalori çdo ditë, për 12 javë. Grupi i mëngjesit konsumoi një mëngjes me 700 kalori, drekë me 500 kalori dhe darkë me 200 kalori. Ndërsa grupi i darkës bëri të kundërtën, vaktin më të bollshëm e konsumoi në darkë.

Vaktet ishin të pasura me proteina, peshk, drithëra, qumësht, vezë dhe gjeli i detit.

Në fund të eksperimentit, grupi i mëngjesit humbi 11% të peshës fillestare, ndërsa gurpi i darkës humbi vetëm 4%.

Për më tepër, nivelet e triglicerideve tek grupi i parë ranë me 34%, ndërsa tek grupi i dytë u rritën me 15%.

“Koha kur hamë mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si trupi jonë e përpunon ushqimin. Për një dobësim efektiv, më e rëndësishme se të numëroni kaloritë është të vlerësoni orarin e vaktit”, rekomandon Daniela Jakubowicz, profesoreshë tek Universiteti Tel Aviv.

Ndërsa Alyse Levine, dietologe në Los Anxhelos, rekomandon që në mëngjes të konsumoni kos, ¼ filxhan me bajame të copëtuara, 30 gr qershi të thata dhe një lugë gjelle mjaltë. Një opsion tjetër: vezë të skuqura, djathë, treçerek avokado, një fetë tost dhe një filxhan me qershi.

Burimi: Prevention.com /shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.