Nga hamall ne aktor profesionist: Historia e Sulejman Pitarkes, i cili mbetet aktor unik ne kinematografine

Nga Albert Zholi

Sulejman Pitarka mbetet aktor dhe dra ma tu rg unik. Ndoshta ai mban një rekord ndër aktorët shqiptarë, pasi kryerolin e tij tek dra ma “Pjata e drunjtë” e luajti në moshën 82 -vjeçare, plot kompetencë, finesë, korrektësi, memorie perfekte, sa mund të themi i “mori para” më të rinjtë.

Aktori i madh i skenës dhe filmit shqiptar, Sulejman Pitarka ka lindur më 2 shkurt të vitit 1924 në Dibër të Madhe. U detyrua të bra kt isi shumë shpejt studimet, për t’i ardhur në ndihmë të atit, pasi varfëria e skajshme e familjes nuk mund të përballohej vetëm nga ai.

Prej vendlindjes, vendoset në qytetin portual të Durrësit, ku fillimisht detyrohet të punojë si hamall, jo vetëm në port, por edhe në kriporet e Kavajës.

Shumë shpejt, Pitarka fillon punën si ndihmës-llogaritar në një firmë të njohur italiane dhe më pas në Bankën e Durrësit, por pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ai i braktis financat për t’iu përkushtuar teatrit.

Pas vitit 1945, Pitarka interpretoi në teatrin amator të Durrësit role në dramat “Ishulli i paqes”, “Invadimi”, etj. Pitarka filloi punë në majin e largët 1951, kur u emërua aktor profesionist në Teatrin Kombëtar./vjosa.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.