Recete e thjeshte me 4 perberes e kremit karamel nga zonja Brikena

Krem karamel ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )

Për 4 gota qumësht: miell 2 lugë gjelle, sheqer 4 lugë gjelle, vezë 2 kokërr

Përgatitja: Ziejmë qumështin pasi kemi hequr menjanë një gotë.

Ndërkohë rra him vezët me sheqer, shtojmë miellin, pak qumësht dhe përziejmë. E shtojmë përzierjen në qumështin në zjarr.

Trazojmë sa të marrë valë dhe të mpikset. E heqim nga zjarri dhe hedhim në të vanilje ose aroma të tjera si lëkurë portokalli, limoni etj.

Përgatitim karamelin: Shkrijmë pak sheqer pa e lënë të nxehet shumë dhe e hedhim në fundin e formave.

Mbi të shtojmë kremin e përgatitur. Pasi ftohen mirë përmb ysen dhe janë gati për t’u servirur. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.