Keto 3 arsye e bejne sistemin arsimor Finlandez, me te suksesshmin sot per sot

Megjithëse i vogël dhe homogjen, sukseset e përsëritura në garat ndërkombëtare të arsimit të Finlandës, nënkuptojnë se ai sigurisht ka diçka për t’i mësuar SHBA dhe gjithë të tjerëve.

Shteti i vogël nordik, për shembull, i kushton rëndësi të madhe edukimit të hershëm.

Para shumëzimit, fëmijët finlandezë thjesht mësojnë të jenë fëmijë: të luajnë së bashku dhe të shërojnë plagët emocionale. Por edhe kur fëmijët rriten, shteti angazhohet që të kenë sukses.

Më poshtë janë disa nga sistemet që e bëjnë Finlandën të shkëlqejë në fushën e arsimit fillor.

1.Konkurrenca është më pak e rëndësishme sesa bashkëpunimi

Finlanda ka zbuluar se konkurrenca ndërmjet shkollave nuk i bën fëmijët të maturohen, aq sa bashkëpunimi mes tyre. Për këtë arsye, në Finlandë nuk ka shkolla private.

Çdo institucion akademik në vend financohet nga paratë publike. Mësimdhënësit janë të trajnuar për të propozuar teste të përgatitura prej tyre në vend të testeve standarde.

2. Mësimdhënia është një nga profesionet që gëzon më shumë respekt

Në Finlandë, mësuesit nuk janë aq të paguar keq sa në SHBA. Në të vërtetë, ata gëzojnë respekt të madh, pasi Finlanda i jep rëndësi të madhe fëmijërisë, si bazë për një zhvillim të përhershëm.

Në Finlandë, për t’u bërë mësues, kandidatët duhet së pari të kenë master dhe specializim. Shpesh, ndërsa studiojnë në universitet për t’u bërë mësues, kandidatët mësojnë si “mësues shtesë” ata në një shkollë fillore pranë universitetit.

3. Finlanda nuk ka fr ikë të eksperimentojë

Një nga përfitimet e ndjekjes së kërkimeve është se nuk je i lidhur me forca të jashtme, të tilla si paratë dhe ndikimi politik. Mësuesit finlandezë inkurajohen që të krijojnë laboratorët e tyre mini mësimorë të mësimdhënies, duke mbajtur atë që punon dhe duke hedhur poshtë pjesën tjetër.

Është një mësim për SHBA-në: rëndësia e një qëndrimi eksperimental mund t’i shtyjë mësuesit të mendojnë jashtë skemave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.