Halil Kastrati bashke me djalin e tij, sot naten e Kadrit festojne ditelindjen

Humanisti Halil Kastrati, njëherit drejtor i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” feston sot ditëlindjen.

Në të njëjtën ditë me të, ditëlindjen e feston edhe i biri, Uwejsi, shkruan Reporteri.net.

“Une edhe Uwejsi u rritem edhe per nje vit. Ju duam te gjitheve , Zoti ju dashte”, ka shkruar humanisti në Facebook.

Këtë vit, ditëlindja e të dyve ka rastisur në të njëjtën datë me Natën e Kadrit, natë e shenjtë e muajit të Ramazanit në kalendarin islamik.

Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame.

Kjo është një nga netët teke në dhjetëditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në Tokë.

Myslimanët besojnë që Kurani iu zbrit këtë natë Muhammedit. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak. Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.