Takimi me Fedra Pilika Shuka, shoqja jonë e shtrenjtë, bashkëshortja e mirë e të ndjerit Agim Shuka

Nga Pëllumb Kulla

Fedra, Fedra jon!

Ditë e ngjeshur takimesh sot…

Fedra Pilika Shuka, shoqja jonë e shtrenjtë, bashkëshortja e mirë e të ndjerit Agim Shuka, mikut tonë të paharruar, pat ardhur nga Londra, ku ajo banon me fëmijët e saj të mrekullueshëm.

U takuam dhe shijuam këtë takim në Pedonalen piktoreske të Tiranës.

Kujtime, kujtime…Kujtuam Korçën e Fedrës dhe timen, Kuçovën e Agimit dhe Xhuljetës, pastaj Vlorën e përbashkët, ku filluam bashkëshortëritë tona…

Dhe u ndalëm. I kapërcyem kujtimet e hidhura. Nuk e trazuam plagën tonë të përbashkët.

Por e risollëm gazin në buzë duke kujtuar fëmijët, që nga gradimet tona gjyshërore deri te familjet që kanë ata sot.

Dhe lumturuam që jemi miq të këndshëm për njëri- tjetrin…

Faleminderit Fedra jonë!/vjosa.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.