Mund te mendoni se u freskojne tani ne stinen e veres, por keto jane 2 pije duhen mbajtur larg sipas mjekut te njohur

Mjeku i njohur Skënder Brataj ishte i ftuar ditën e sotme në “Wake Up”, ku ka folur ndër të tjera për rëndësinë e hidratimit gjatë verës.

Sipas tij duhet të konsumojmë sa më shumë lëngje, perime dhe ujë pasi e ndihmojnë trupin tonë ta përballojë më mirë të nxehtin.

Nga ana tjetër ai nuk këshillon përdorimin e pijeve me gaz dhe alkool sepse shkaktojnë ngushtim të enëve të gjakut dhe rritje të diurezës .

Gjithashtu është Thelbësore që gjatë muajve të verës të merren sa më shumë multivitamina dhe multiminerale për ta mbajtur trupin të shëndetshëm.

Pjesë nga intervista

Skënder Brataj: Konsumi i lëngjeve është i rëndësishëm patjetër në dy procese: vazokonstruksioni (ngushtimi i enëve të gjakut) dhe vazodelatimi (zgjerimi i enëve të gjakut), kryesisht uji. Pijet me gaz ose alkooli shkaktojnë vazokonstruksion, por shkaktojnë edhe rritje të diurezës.

Rritja e diurezës do të thotë eliminimi i lëngjeve nëpërmjet urinës dhe pavarësisht faktit që ke apo s’ke etje, e mira është që të paktën 2 litra ujë t’i pish sepse ndodhin këto fenomene dhe mekanizma që pa e ditur ne eliminojmë disa nga lëngjet.

Por shumë e rëndësishme nuk është vetëm eliminimi i lëngjeve, por edhe kripërat minerale që kanë të bëjnë me ekuilibrin e lëngjeve në organizëm. Kryesisht natriumi, kaliumi që janë ato kryesoret.

Për këtë arsye duhet, ne kur bëjmë trajtime për shembull, goditjet nga dielli ose nga i nxehti, sigurisht veç hidratimit me fiziologjik, bëjmë edhe me Ringer Laktat që ka të bëjë me kripërat minerale që janë në këto solucione që ne kemi.

Vitaminat janë shumë të rëndësishme të përdoren gjatë verës, dhe kryesisht perimet jeshile, frutat etj.

Blendi Salaj: Vitamina, si multivitamina për çdo moshë?

Skënder Brataj: Multivitaminat dhe multimineralet, janë shumë të rëndësishme.

Blendi Salaj: Në çdo moshë?

Skënder Brataj: Po, sidomos në këtë periudhë të nxehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.