Feston sot ditelindjen, ja sa vjec mbush aktori i njohur Behar Mera

Behar Mera është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Humori i tij ka rrëmbyer zemrat e gjithë admiruesve të tij.

Prej shumë vitesh aktori i humorit është pjesë e estradës shqiptare ku numëron shumë role si në kinema, por gjithashtu është në estrada përkrah shumë aktorëve të tjerë.

Sot aktori ka ditëlindjen dhe feston 61-vjetorin e lindjes.

Së fundmi në televizion, Merën e kemi parë në programin Klanifornia si aktor, por nuk dihet nëse me mbylljen e programit Behari do të mbyllë edhe karrierën e tij artistike në televizion.

Behar Mera ka dy vajza nga martesa e tij ku Iva Mera, vajza e vogël e aktorit është e njohur në ekranin shqiptar pasi ka moderuar disa emisione. Gjithashtu ajo ka dalje të shpeshta në ekrane përkrah babait./

Leave a Reply

Your email address will not be published.